Themeluesi i rrjetit Haqqani të militantëve afganë, Jalaluddin Haqqani, ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë, kanë njoftuar talebanët afganë pa specifikuar datën dhe vendin e vdekjes, raporton BBC online.
Në vitet e fundit rrjeti Haqqani ka organizuar një numër të madh sulmesh kundër forcave afgane dhe kundër NATO-s. Në 2015 qarkullonin lajme, të cilat u mohuan më vonë, për vdekjen e liderit taleban. Besohet që djali i Haqqani ka marrë drejtimin e rrjetit në 2011.