Ka ndërruar jetë në spital bosi famëkeq i mafias siciliane Salvatore “Toto” Riina, si pasojë e kancerit.
87-vjeçari, bosi i dikurshëm i organizatës së frikshme kriminale Cosa Nostra, u burgos në vitin 1993.
Një ditë më parë mediat italiane njoftuan se bosi i Cosa Nostra-s ndodhej në koma pasi i ishte nënshtruar dy operacioneve, në spitalin e Parmës.
Toto Riina ishte në gjendje kome prej ditësh dhe familjes së tij i ishte dhënë leje speciale për ta vizituar në pavijonin e burgut të spitalit të Parmës.
Riina u shpall fajtor si urdhëruesi i një serie vrasjesh dhe sulmesh me bomba në Romë, Milano dhe Firence në vitin 1993. Ai po vuante një dënim me 26 burgime të përjetshme dhe besohet se ka urdhëruar më shumë se 150 vrasje. Edhe djali më i madh i Riinës, Giovani, gjithashtu është në burg dhe po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.