Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 28-vjeçari shqiptar si dhe është plagosur e dashura e tij amerikane.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën A16 Napoli- Canosa në territorin e komunës së Grottaminarda-s në Itali.
Bashkë me të riun udhëtonte dhe e fejuara e tij 22-vjeçare amerikane, e cila ka mbetur e plagosur por është jashtë rrezikut për jetën.
Për motive ende të paqarta, shqiptari ka humbur kontrollin e makinës së tij tip ‘Renault’, duke u përplasur fort në bordin e rrugës.
Përplasja ka qënë shumë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ai ishte nisur nga qyteti i Firences për të takuar prindërit e tij që jetojnë në provincën e Barit, por nuk arriti të shkonte dot më.





