Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje në Durrës, ku ka vdekur aksidentalisht një fëmijë 5 vjeç.

Sipas të dhënave nga policia, fëmijës i ka rënë aksidentalisht dera e oborrit të banesës. Rënia e derës e ka zënë për poshtë vogëlushin, çka i ka shkaktuar atij vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme më 29 qershor, në lagjen nr.15 të qytetit.

Policia i ka referuar materialet procedurale në Prokurori si ngjarje aksidentale.