Një modele shtatzënë vdiq teksa bënte një set fotografik tek shinat, pasi u shtyp nga treni që ecte me shpejtësi të madhe. 

Policia raportoi se Fredzania Thompson nga Texas po qëndronte sipër shinave kur treni erdhi me shpejtësi dhe e hodhi në anën tjetër të rrugës, duke e lënë të vdekur.

Së fundmi, 19-vjeçarja kishte zbuluar se ajo dhe i fejuari i saj do të prisnin një fëmijë.

Fredzania ishte studente, por dëshironte të vazhdonte karrierën e saj si modele. Ngjarja e tmerrshme ndodhi të premten, ndërsa të hënën ajo do të mbushte 20 vjeç.