Një grua ka ndërruar jetë tragjikisht në banesën e saj, pasi kishte rënë nga kati i dytë.

Ngjarja, sipas burimeve nga Komisariati i Policisë Nr. 4, ka ndodhur dje, më datë 05.11.2017, rreth orës 11:30.

“Në banesë, ka vdekur shtetasja M.Gj, vjeç 54, banuese në Tiranë, e cila aksidentalisht ishte rrëzuar nga kati i 2-të i banesës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë.