Një i ri shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka humbur jetën tragjikisht në Sedriano të Milanos. Ai është përplasur për vdekje nga treni rreth orës 20:00 të së mërkurës.
Sipas medieve italiane, përplasja ka qenë tepër e fortë e për pasojë i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, nëse kemi të bëjnë me një aksident fatal apo një veprim të vullnetshëm. Aktualisht autoritetet kanë nisur hetimet.





