Një vdekje e frikshme ka ndodhur në Itali mëngjesin e sotëm të kësaj të mërkure.
Një 36-vjeçar shqiptar me inicialet M.H. ka humbur jetën në mënyrë tragjike, teksa po punonte në sheshin jashtë një kompanie.
Shqiptari po ngarkonte një kamion me ndihmën e një vinçi të vogël ashkla dhe materiale të përpunimit të mbetjeve të hekurit, të futura në kontenierë prej dërrase.
Por teksa ishte duke ngarkuar hekurishtet, i ka ngecur koka mes njërit prej kontenierëve dhe kamionit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.





