Matilde Lorenzi, skiatorja 19-vjeçare e Italisë, ka ndërruar jetë tragjikisht. Matilde, e cila konsiderohej një skiatore premtuese për Italinë, u rrëzua gjatë stërvitjes në pistën e Val Senales në Alto Adige.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria italiane e Mbrojtjes.

Aksidenti në ski ndodhi ditën e hënë. Matilde Lorenzi ishte duke u praktikuar kur po zbriste një shpat malor. Ajo u rrëzua dhe u goditi kokën.

Ministri italian, që dha lajmin, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen tragjikisht nga jeta të skiatores 19-vjeçare.