Shqiptari më i njohur i futbollit amerikan Serxho Guraleci ka vdekur të hënën me 21 janar 2013, ndërsa ishte duke bërë stërvitje me bashkëlojtarët.
Ishin të kota përpjekjet e bashkëlojtarëve, por edhe e mjekut që erdhi pas 7 minutave që ta rikthejnë atë në jetë. Guraleci vdiq në moshën 22 vjecare.
“Vdekja e tij ishte e papritur dhe humbja e tij është një humbje e madhe në futbollin amerikan”, shton kapiteni Steve Goralski.
“Guraleci ishte duke përjetuar ëndrrën e tij amerikane të cilën shijonte me suksese të shumta, ndërsa buzëqeshja e tij do të mbetet gjithmonë ne mendjen time”, thotë trajneri.
Sipas dëshirës së tij, të cilën ai kishte shprehur para shokëve dhe familjarëve të tij para se sa të vdes, ai dëshironte të varrosej në vendlindjen e tij.
Klubi i Futbollit amerikan “Sterling Heights Stevenson” ka hapur një llogari bankare për të mbledhur para që të dërgojnë trupin e të riut, në vendlindjen e tij, në Shqipëri.