Qyteti San Pedro Sula në Honduras vlerësohet si vendi më i rrezikshëm në planet.

Të paktën tre vrasje raportohen çdo ditë në qytetin me rreth 1 milion banorë.

Bandat kriminale dhe kartelet e drogës operojnë lirshëm në vendin që mbahet kryesisht me eksport kafeje.

Varfëria dhe sistemi i rrënuar i drejtësisë ka sjellë këtë situatë.

Persona të armatosur kanë kontrollin mbi geto dhe përfitojnë nga fakti se policia është e korruptuar dhe joeficiente.

Lista e vendeve më të rrezikshme në planet është hartuar nga një think tank me qendër në Meksikë.

San Pedro Sula ka regjistruar 1.218 vrasje në vitin 2012. Më pas vjen Akapulko në Meksikë dhe Karakas në Venezuelë.

Reuters raporton se San Pedro Sula është një nga ekonomitë më të dobëta dhe 70 përqind e popullsisë jeton në varfëri.

Ndërkohë raportohet se policia ka organizuar skuadra vdekjeje për të ekzekutuar pa gjyq njerëzit nëpër rrugë.

Vetëm vjet është raportuar për mbi 150 raste të ekzekutimit nga këto skuadra.

Shifrat megjithatë nuk janë të sakta. Universiteti i Hondurasit raporton se janë 149 civilë të vrarë nga policia në dy vite.

Zyrtarët më të lartë të policisë janë të implikuar në vrasje.

Pavarësisht se SHBA ka ofruar miliona dollarë ndihmë për punën e policisë, sërish shumë pak është bërë.