Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino, Itali ku 5 punëtorë kanë humbur jetën. Mësohet se këta të fundit po rregullonin hekurushën kur janë përplasur nga treni, që ecte me 160 km/orë.
Dy të tjerë mbetën të padëmtuar për mrekulli. Aksidenti ka ndodhur, siç raportojnë karabinierët, pak pas mesnate në afërsi të stacionit hekurudhor Brandizzo.
Për momentin identifikimi i viktimave është ende në proces dhe kompania për të cilën ata punonin është nga Borgovercelli (Vercelli). Shoferi i trenit, në gjendje të dukshme shoku, u kontrollua nga një ambulancë dhe u dërgua në shtëpi.
Mësohet se në momentin e ngjarjes së rëndë, treni ka qenë bosh pasi transportonte vagona.