Një grua e moshuar është gjetur e pajetë këtë të enjte në banesën e saj në Durrës. Viktima e identifikuar si Floresha Shkurti, 83 vjeçe, banonte në katin e katërt të këtij pallati, që ndodhet te lagja nr.16, pranë shkollës “Qemal Mici”.

Burime zyrare të policisë, bënë me dije për “DurrësLajm” se nuk mund të flasin ende nëse kemi të bëjmë me vrasje apo me një ngjarje aksidentale.

Paraprakisht policia është mbështetur në dy teza: ose 83-vjeçarja mund të ketë vdekur si pasojë e moshës së thyer, ose mund të jetë goditur nga ndonjë person e si rrjedhim ka gjetur vdekjen.

Ajo ndante banesën me nipin, i cili aktualisht është shoqëruar nga uniformat blu në komisariat për t’u marrë në pyetje.