Shefi i Urgjencës në Shkodër, Astrit Lahi ka dhënë informacion për gjendjen shëndetësore të gruas Evisa Preka dhe vajzës së saj 10-vjecare të cilët u plagosën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Astrit Lahi thotë se truri dhe trupi i vajzës së vogël është jashtë funksionit dhe mbahet në jetë më aparatura. Sipas tij, lajmi për vdekjen e vogëlushes dje ishte një nxitim i momentit nga Urgjenca e spitalit, por rikthimi i 10-vjeçares në jetë është thuajse i pamundur.

“Truri është jashtë funksionit edhe trupi po ashtu. Lajmi për vdekjen nga urgjenca mund të ketë qenë një nxitim i momentit. Gjendja e vajzës është në një status qe mbrëmë dhe s’ka përmirësime, ndersa sa me shumë që kalon koha, aq me të pakta janë shanset. Rikthimi i saj në jetë është thuajse i pamundur”, thotë shefi i Urgjencës.

Dy mjete janë përplasur më njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur EdmondPreka dhe dy fëmijët e tij, përkatësisht djali 8-muajsh dhe vajza 5-vjeçare. Në Spitalin e Shkodrës ndodhen në gjendje të rëndë bashkëshortja e viktimës, Ervisa Preka dhe vajza e madhe 10-vjeçare.

Dinamika e aksidentit ka qenë e frikshme dhe përplasja shumë e fortë. Mjeti ku udhëtonte familja Preka, Alfa Romeo e zezë thuajse është shkatërruar. Nuk paraqesin rrezik për jetën dy personat që udhëtonin në mjetin tjetër, në fouristradën e bardhë.