Lajmi se gruaja e ish-diktatorit, Nexhmije Hoxha ka ndërruar jetë, ka pushtuar portalet online prej orës 16:00.

E ndërsa nuk dihet ende kush e përhapi i parë këtë thashethem, nusja e djalit të madh të diktatorit Teuta Hoxha flet rreth situatës së krijuar.

Teuta thotë se nuk ka asnjë të vërtetë tek informacionet e përhapura.

"Këto janë thashetheme dashakeqe, s’ka asgjë të vërtetë. Nexhmije Hoxha nuk është shtruar as në spital, madje nuk është as e sëmurë",- ka komentuar shkurt ajo.