Arben Mici, 26 vjeç i arrestuar për dhunë ndaj nënës së tij, është personi që ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme për shkak të zjarrit të rënë në ambientet e paraburgimit në komisariatin numër 5 në Kamzë.

Një ditë pas ngjarjes ka folur babai i viktimës dhe daja i tij. Ata janë shprehur të tronditur për ngjarjen, ndërsa babai ka thënë së sot do i çonte rrobat të birit në paraburgim.

 “Sot do i çoja rrobat, vetëm kur erdhën policët dhe më dhanë lajmin”, tha babai i të riut, në një intervistë për abc news.

Ata kanë deklaruar se e kanë çuar 26 vjeçarin në polici që ai të shtrohet në spital që të marrë ndihmë dhe jo për t’i marrë jetën.