Armandi Nelaj, 52 vjeç, është identifikuar si viktima e shpërthimit të djeshëm në Sarandë.

Nelaj ishte biznesmen prej 13 vitesh dhe zotëronte një kompani të mjeteve të rënda të ndërtimit.

Policia e Sarandës po heton intensivisht për ngjarjen, teksa është ngritur një grup hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës.

Sakaq, raportohet se hetimet janë shtrirë në disa drejtime, përfshirë edhe ato me prapavijë kriminale.