Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e sipërmarrësit shqiptar Artan Kaja, në fshatin Lunata të Italisë
Fillimisht ngjarja u raportua si një aksident, por nga hetimet e mëtejshme është zbuluar se 52-vjeçari ishte vrarë me armë zjarri.
Nërkohë autoritetetn italiane kanë vënë në pranga një 50-vjeçar me kombësi shqiptar, banues në komunën e Capannorit, si autor të vrasjes.
50-vjeçari ka pranuar se e ka pritur Artanin në një zonë të shkretë të fabrikës dhe e ka qëlluar për vdekje pas një debati për çështje pune. Mësohet se disa javë më parë, viktima dhe autori kishin pasur një përplasje të ashpër, e cila mund të ketë çuar në ngjarjen tragjike.
Në një deklaratë për mediat, hetuesit kanë pohuar se arma e krimit ende nuk është gjetur.