Një familje është dënuar me burgim të përjetshëm në një kamp burgu në Korenë e Veriut sepse mbanin një Bibël në shtëpi.

Një ndër pjesëtarët e kësaj familje është dhe një fëmijë 2 vjeç i cili nuk do e shohë kurrë jetën jashtë mureve të burgut, pas marrjes së vendimit.

Është një nga shumë rastet ekstreme të ekspozuara në një Raport të ri Ndërkombëtar për Lirinë Fetare nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Duke përshkruar trajtimin e foshnjës, raporti thoshte: Një rast përfshin arrestimin e një familjeje në vitin 2009 bazuar në praktikat e tyre fetare dhe posedimin e një bibla. E gjithë familja, përfshirë një fëmijë dy vjeçar, u dënuan me burgim të përjetshëm në kampet e burgut politik.

Kushtet e atyre kampeve u përshkruan nga të krishterët si ‘të tmerrshme’ dhe ata që ndodheshin brenda shpesh i nënshtroheshin gjithashtu ‘formave të ndryshme të keqtrajtimit fizik’.

Dënime edhe më të rënda u caktuan për të krishterët e tjerë në vendin e Azisë Lindore, ku shumë prej tyre u ekzekutuan për shkak të besimit të tyre.

Ndër ata që e paguan me jetë ishte një grua dhe nipi i saj, të cilët u qëlluan për vdekje nga një skuadër pushkatimi në vitin 2011.

Besimtarë të tjerë u përballën me tortura, mbaheshin me duar të lidhura pas shpine, në pamundësi për t’u ulur ose qëndronin në këmbë për ditë të tëra.

Një rast tjetër ishte e një anëtari të partisë në pushtet të vrarë para 3,000 njerëzve në aeroportin e Hyesan-it pasi iu gjet një Bibël.

Raporti që përmbledh të gjitha gjetjet e organizatave të ndryshme joqeveritare, grupeve të të drejtave të njeriut dhe OKB, paraqet një pamje shqetësuese të jetës së krishterëve në Korenë e Veriut.

Në raport theksohet se deri në 70,000 të krishterë janë të burgosur për besimin e tyre nën regjimin e Kim Jong-Un, nga një popullsi prej 400,000.

Dhe disa prej tyre janë torturuar nga mungesa e gjumit, uria, dehidratimi, ushqimi i ndotur, rrahjet dhe qëndrimi në pozicione të vështira dhe të dhimbshme për periudha të gjata.