27 nëntor 2015 – Vedat Ademi i njohur për këngët e tij shumë të pëlqyera, tashmë po shohim se ka një talent të ri, humorin.

Ai  sëbashku me  Stupcat po bëjnë postime vërtetë interesante dhe origjinale në rrjetet sociale.

Këtë herë Vedati, i cili po qëndron në Suedi, ka bërë foto pranë një statuje në qytetin skandinav ndërsa e ka etiketuar kolegun e tij Osman Azemin, që e luan rolin e Tetës Gjyli, transmeton lajmi.net.

Ai ka shkruar me shaka në përshkrim se ata kanë bërë përurimin e statujës së ‘Gjylit’, duke u komentuar shumë pozitivisht nga fansat.

/portali DurresLajm/