Vedat Muriqi, pozitiv me koronavirus, por, fatmirësisht, është asimptomatik. Lajmi fillimisht është zbuluar nga një gazetar turk, i cili ndjek nga afër zhvillimet te Fenerbahce, por nga ana e Lazios ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë rast.
Siyah Coraplilar shpjegoi situatën përmes profilit të tij në Twitter: “Ne i urojmë shërim të shpejtë Muriqit, i cili është diagnostikuar me koronavirus. Shërohu s amë parë!”
Si janë gjërat në të vërtetë? Ditët e fundit, u zbulua një detaj, që nuk i pëlqeu aspak trajnerit bardhekaltër, Simone Inzaghi: Nga 25 gushti, lojtari po vuan një dëmtim muskulor dhe një kthim i parakohshëm në fushë mund ta përkeqësonte situatën dhe sulmuesi mund të humbte pjesën e parë të sezonit.
Kur mund të jetë në dispozicion të Inzaghit? Priten kontrolle të reja në orët e ardhshme, që do të sqarojnë kohën e rikuperimit. Mediet italiane shkruajnë gjithashtu se gjiganti dardan ka nevojë për një përgatitje të përshtatshme atletike, kështu që vështirë se do të jetë në gjendje të japë kontribut para ndalesës së kampionatit, e planifikuar për në tetor.





