Vedat Muriqi është padyshim sulmuesi shqiptar më në formë i momentit. Deri më tani, futbollisti nga Prizreni ka shënuar 10 gola në kampionat, një shifër mjaft pozitive që e rendit të tretin në La Liga pas Kylian Mbappé dhe Ferran Torres. Gjithashtu, Muriqi gjendet në listën e 10 lojtarëve me më shumë gola të shënuar në pesë ligat më të forta të Europës këtë sezon. Lojtari nga Kosova ndodhet në nivelin e Erling Haaland, Harry Kane dhe Mbappé, që udhëheqin listën. Një arritje e jashtëzakonshme për “Piratin”, që nga kampionati shqiptar ka arritur të luajë në nivelet më të larta të futbollit europian.

Sulmuesit me më shumë gola të shënuar në pesë ligat më të forta të Europës:

Erling Haaland – 20 gola

Harry Kane – 19 gola

Kylian Mbappé – 18 gola

Igor Thiago – 16 gola

Ferran Torres – 11 gola

Mason Greenwood – 11 gola

Vedat Muriqi – 10 gola

Lautaro Martínez – 10 gola

Antoine Semenyo – 10 gola

Joakim Panic – 10 gola