Ukrainasi Bogdan Todchuk ka gjetur një mënyrë tepër origjinale për të ndërtuar vegla muzikore. Ai ka nisur të prodhojë kitare, violina dhe instrumente të tjera muzikore duke përdorur mobilje të vjetra prej druri.
Gjithçka nisi kur Bogdan një ditë po kthehej nga puna dhe gjeti një palë këmbë tavoline, të cilat i mori në shtëpi. Që prej asaj kohe, ai i bën bashkë dërrasa tavolinash e këmbë karrigesh për të krijuar instrumentet muzikore, të cilat i nxjerr në treg me çmim tepër të arsyeshëm.
Todchuk thotë se pasi mbledh mobiljet i gdhend për t’i dhënë formën e duhur të veglave muzikore. Ai shton se druri i mobiljeve është i një kualiteti të lartë dhe u jep tinguj më të mirë instrumenteve. Todchuk thotë se kitarat e tij kanë një tingull më të fuqishëm se ato të zakonshmet.





