Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar se katër persona janë depozitat e Edi Ramës ndër vite. Në një intervistë për emisionin “Cim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se këta janë Balluku, Veliaj, AKSH-i, Manastirliu. Sipas Ahmetajt këta janë depozitat e Ramës, me të cilat ai është sjellë ndryshe, nga është sjellë me të.
“Po ja ta them pse. Edi Rama, kreu i organizatës, ka katër depozita, të interesave të veta kriminalo-financiare. Bashkia e Tiranës, Ministria e Infrastrukturës me plaçkitsen, AKSH-i, kopshti privat i tij, dhe 7-8 vitet e fundit, shëndetësia. Për shëndetësinë do flasim herës tjetër, siç e diskutuam. Edhe për thagmën e tokave. Ju e dini, unë jua tregova, sot në emailin tim 1000 Nest Angoni dërgojnë denoncime,” tha Ahmetaj.





