Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka celebruar në martesë dy të rinjtë Redi Fino dhe Edlira Podgorica, të cilët më 12 dhjetor organizuan dasmën.
Veliaj ka publikuar fotot e celebrimit të djalit të Bashkim Finos me vajzën e Gëzim Podgoricës, anëtar i kryesisë së LSI-së, në ambientet e brendshme të bashkisë.
Çifti shfaqej shumë elegant, Redi i veshur me një kostum të zi, me këmishë të bardhë dhe papion, ndërsa Edlira një fustan nusërie të bardhë, model sirenë pas trupit.
“Shumë urime Redi Fino dhe Edlira Podgorica teksa nisni udhëtimin më të bukur të jetës suaj bashkë! I lumtur për miqtë e mi Bashkimin e Gëzimin tek shohin fëmijët e tyre të krijojnë familjen më të re të Tiranës! Të trashëgohen!”, shkruan Veliaj në postimin e tij në Facebook.





