4 shtator 2015 – Erion Veliaj, deklaroi në emisionin “Top Story” se aksioni në Njësinë nr. 5 do të vazhdojë dhe me prishjen e restorantit në pronësi të bashkëshortes së ish-kryeministrit dhe ish-kreut të PS-së, Fatos Nano. Kryebashkiaku Veliaj tha se nuk i intereson kush drekon në atë restorant, pasi është konfirmuar se restoranti është pa leje dhe për pasojë do të shembet.
“Jemi treguar të kujdesshëm për të respektuar të gjitha afatet ligjore. Fillimisht restorant “Pulëbardhës” te stadiumi “Selman Stermasi”, i është kërkuar që të heqë të gjitha barrierat në rrugë, i është kërkuar gjithë dokumentacioni dhe pasi është verifikuar, ai është një ndërtim pa leje.
Sigurisht që do shembet. Klubi i Tiranës ka të drejtë nëse restoranti në fjalë do të shpëtonte nga ky aksion. Nuk më intereson se kush ish-kryeministër drekon aty. Më intereson fakti që një çiban, në trup të stadiumit dhe kuzhinë, bombula gazi aty ku zhvishen lojtarët nuk mund të ketë”, deklaroi Veliaj.
/portali DurresLajm/