23 qershor 2015 – Rezultatet e deritanishme nxjerrin fitues me një diferencë të thellë koalicionin e majtë Aleanca për Shqipërinë Evropiane, ku 47.49 për qind e shqiptarëve me të drejtë vote iu janë drejtuar dje kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në 61 bashki.

Deri në orën 11:35 për Tiranën, me një diferencë prej 42620 votash për Veliajn, kryeqytetasit presin rezultatet edhe për 18 kutitë e fundit të votimit. Nga numërimi i 846 kutive të votimit, nga 864 gjithsej, kandidati i majtë, Erion Veliaj, siguron 156242 vota (53.59 %), ndërsa Halim Kosova ka marrë 113622 vota (38.97 %).

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/