Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar ditën e sotme një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë.
Raportohet se ndërhyrja është kryer me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT.
Sakaq, mësohet se Veliaj është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë.
— City of Tirana #EYC2022 (@CityOfTirana) March 30, 2024
Ndërhyrja është kryer me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT.
Z. Veliaj është në gjendje të mirë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve.