Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pasi artistë, qytetarë dhe përfaqësues të PD, me në krye kryedemokratin Lulzim Basha hynë brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar.

Veliaj shkruan në Twitter, se një lajm i mirë ishte fakti që Basha shkoi për herë të parë në këtë teatër. 

STATUSI I PLOTË

Lajm i mire qe pas kaq vitesh teater ne politike, LB shkon per here te pare ne Teater – dhe s’besoj tallashi i ngjan ndonje teatri ne Hollande, ku me i fundit eshte Theatre de Stoep!

Por si tek Lodrat, Pazari, Bulevardi e Sheshi, Tirana do fitoje serish!