Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në orën 11:00 do të mbahet seanca për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka paraqitur kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Çështja po shqyrtohet nga gjyqtarja Nertina Kosova. Ndërkohë mësohet se Veliaj ka ofruar edhe garanci pasurore në përpjekje për të zbutur masën aktuale “arrest me burg”.





