5gusht 2015 – Më 4 shtator kthehet dita e pastrimit. Të paktën për Tiranën do të jetë një ditë siç bëhej çdo të diel në kohën e diktaturës. Kryebashkiaku i ri Erion Veliaj, i cili ka shpallur “luftë” kundër zhulit të kryeqytetit deklaroi sot se, me ndihmën e administratorëve do të ngrihen grupe pune për pastrimin vullnetar të Tiranës.
Veliaj e ka nisur punën kryesisht me pastrimin e kryeqytetit, duke takuar punonjësit e pastrimit dhe duke urdhëruar larjen e rrugëve përditë. Më herët ai kërko ndihmën e policisë për të ndaluar çdo person që kryente nevojat personale në publik, veçanërisht pranë monumenteve.
Në rrjetet sociale qytetarët i kanë kërkuar që kjo nismë të mos jetë vetëm në qendër të Tiranës, por edhe në periferitë e saj.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/