Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbledhur online Këshillin Bashkiak të Tiranës sot pak para protestës tek Teatri. Mbledhja ka filluar në orën 11:00 teksa në orën 16:30 zhvillohet protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e mbështetur nga opozita.
Nuk dihet se çfarë po diskutohet në mbledhje, por mësohet se njoftimi i është çuar vetëm anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe jo online në faqe zyrtare.





