Dhoma Kombëtare e Tregtisë i ka akorduar kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj çmimin special “Administratori më i mirë i vitit 2017”.

Ky vlerësim vjen edhe si një mirënjohje që komuniteti i biznesit ka ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pasi administrimi i mirë i qytetit sjell edhe një klimë më të mirë për të bërë biznes në Tiranë.

Ky nuk është çmimi i parë që merr kryebashkiaku Veliaj, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. Vetëm pak javë më parë ai u vlerësua me çmim për iniciativat inovative që ka ndërmarrë në krye të Bashkisë së Tiranës.