2 shtator 2015 – Kryebashkiaku i ri i Tiranës Erion Veliaj, deklaron se nuk përdor më automjetin me të cilin udhëtonte ish­-kryetari Lulzim Basha, pasi kjo makinë harxhonte shumë.

“Siç kam bërë me autobusët, kështu do të bëj edhe me biçikletat. Kështu kam bërë edhe në Bashki, hoqa Mercedesin që harxhonte shumë, kam marrë një makinë hibride. Kritikët e mi nuk vënë në dyshim që unë s’kam makinë. Unë kam makinë, por si kryetar bashkie duhet të zgjedh të provoj gjithë shërbimet”,­ ka thënë Veliaj për “News 24”.

/portali DurresLajm/