Gjykata e Tiranës ka rrëzuar FSHF-në dhe ka regjistruar si drejtues të shoqatës rajonale të kryeqytetit, Eduard Prodanin.
Në cilësinë e aksionerit në klubin e Tiranës, kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, bëri një kallëzim në Gjykatën e Tiranës, me këtë të fundit që i ka dhënë të drejtë pikërisht Erjon Veliajt duke hedhur poshtë të gjithë vendimet e marra nga Shoqata Rajonale Tiranë.
Veliaj akuzoi Ilir Shulkun, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatë Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Haçin, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, se kanë manipuluar në bashkëpunim zgjedhjet për Kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.





