I ati i këngëtares Soni Malaj, Sadik Malaj, i cili ndërroi jetë pak kohë më parë, u nderua sot nga Bashkia e Tiranës me çmimin “Personalitet i Vitit 2015”. Ai u vlerësua mes 10 personave të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për qytetin e Tiranës.
Medaljet e mirënjohjes u ndanë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se personat e vlerësuar me këtë çmim janë njerëzit që me kreativitetin, energjinë dhe punën e tyrë vullnetare, vitin që lamë pas kanë bërë gjëra që për të tjerët janë të pamundura.
Konkretisht, Sadik Malaj u nderua me motivacionin "Për organizimin e aktiviteteve multifunksionale që promovonin turizmin në Tiranë".