Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Ukrainë, ku është takuar me presidentin Volodymyr Zelensky.

Lajmin e ka dhënë vetë presidenti i Ukrainës, i cili ka falënderuar delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane, që do të mbështesin punën për rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga lufta ruse.

“Jam i lumtur të mirëpres delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane në Ukrainë. Ne e vlerësojmë që npër kthimin e ukrainasve në atdheun e tyre. Me rëndësi që rindërtimi filloi jo pas luftës, por tani”, theksoi ai në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale.

Gjithashtu Zelensky u shpreh se nga ky takim u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për të mbështetur rindërtimin e qëndrueshëm të qyteteve të Ukrainës.