Pas shumë kohësh, Erjon Veliaj është shfaqur në pozicionin e liderit të PS, atë që, e lakmoi aq shumë përpara zgjedhjeve, sa i ra shumë në sy krytetarit Rama.
Kështu pas persekutimit paszgjedhor me motivin “ejakulim prematur”, Veliaj ka shkuar sot në Vorë, në një aktivitet të partisë.
Si gjithmonë, sa herë bën diçka, sado të parëndësishme, në faqen e krytarit të Bashkisë dhe të deleguarit të kryesisë për qarkun e Tiranës, hidhen fotot e suksesit.
Deri këtu nuk ka asgje të re. Nuk do kishte asnjë rëndësi ajo që ndodhi në Vorë, nëse Veliaj nuk do fshihte dikë.
Në një prej fotove, ku tregohen pjesëmarrësit, është dikush me kokën ulur.
Në tjetrën, duke ecur, dikush që si struci në panik, e ka fshehur kokën, megjithëse jo tek trupi i tij po tek i Lalit.
Kë po fsheh Veliaj?
Për t’i dhënë përgjigje kësa pyetjeje, na ndihmon kjo foto, e hedhur nga anëtarët e thjeshtë të PS bë rrjetet sociale. Në foton e pakontrolluar nga Veliaj, shfaqet i gjithi dhe i famshmi Agim Kajmaku. I lumtur në krah të Lali Erit, më shpresë se në zgjedhjet që priten të shpallen për 5 bashkitë, do të jetë përsëri kandidat.
Tani që gënjeshtra i doli dhe dënimin e mori, tani që luftën me Belinda Ballukun duket se e ka fituar nëpërmjet Erjon Veliajt, Kajmaku është aty, gati për një mandat të dytë, këtë herë të plotë.
Pyetja është pse Veliaj e fshehu Kajmakun?
Mos e di që është akoma në kërkim dhe ia fsheh drejtësisë? Apo i trembur nga zemërimi i Belinda Ballukut, po ia fsheh asaj?
Për t’i dhënë përgjigje kësaj duhet të presim shpalljen e zgjedhjeve në Vorë dhe rolin e Kajmakut në fushatë./dosja.al/








