Tiranë, 6 maj 2014 – “Ta dija që kishte shkollë nate dhe kishte familjarë në burg për falsifikim patentash nuk do i thoja kinge”. Kjo ishte përgjigjja që I dha sot Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, deputetes së PD-së Majlinda Bregu, e cila me ironi në Komisionin e Integrimit deklaroi se janë shkarkuar 7 mijë persona, mes tyre dhe gra që nuk ishin kinge, apo nuk shkojnë në panaire.
Bregu përdori etiketimin që Veliaj përdori për Zyra Kolën, një prej grave të cilat më 1 maj protestuan para Pallatit të Kongreseve duke i kërkuar arsyet pse ishte shkarkuar nga puna. Veliaj tha se protesta para Panairit të Punës ishte organizuar nga opozita për të shkatërruar aktivitetin e organizuar nga qeveria.
“Nëse alternativa është shko e prish aktivitetin tjetër nuk është normale. Ajo protestë ishte organizuar nga PD. Unë nuk mendoj, por e di. Të katër 4 gratë ishin drejtuese në PD. Nuk do t’i thoja kinge po ta dija që ishte me shkollë nate dhe kishte njerëz në burg për falsifikim patentash”,- tha Veliaj.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





