Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në një takim Robert Gorelick, ish-shefin e CIA-s në Itali dhe vende të tjera të botës, i cili ka vizituar për herë të parë kryeqytetin shqiptar.
Në një postim në platformën X, Veliaj shprehet i lumtur për bisedën që ka zhvilluar me Gorelick, sidomos për idetë se si Tirana mund të jetë një qytet më i sigurt.
“I lumtur që prita Robert Gorelick në vizitën e tij të parë në Tiranë – dikur i pavizitueshëm nga asnjë vend i huaj, sot është kryeqyteti më i gjallë i shqiptarëve dhe i Ballkanit Perëndimor! Ishte kënaqësi të bisedoja për tema të luftës e ftohtës dhe çështje aktuale, si dhe rrahëm disa ide se si Tirana mund të jetë qyteti më i sigurt në Europë!”, shkruan ai.