Gazetarja Klodiana Lala në një dalje televizive ka folur për rastin Veliaj, shkarkimin e tij dhe ankimimin e bërë. Lala deklaroi se rruga e Veliajt në përballjen me drejtësinë do të jetë shumë e gjatë.

Sa i përket një rikthimi të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, Lala deklaroi se kjo është një histori e mbyllur pavarësisht asaj që vendos Gjykata Kushtetuese. Gazetarja tha se qeveria kërkon që Veliajt t’i rihet rruga në politikë pa iu futr në themel çështjeve ligjore.

Veliaj do të ketë një rrugë shumë të gjatë në përballjen me drejtësinë. Historia e rikthimit të Veliajt në Bashkinë e Tiranës është një histori e mbyllur. Çfarëdo që të thotë Gjykata Kushtetuese, Edi Rama e ka ndarë mendjen. Qeveria do që Veliaj mos të delegjitimohet në Kushtetuese, do t’ia presin rrugën pa iu futur në themel çështjes”, tha Lala.