Pas njësisë nr.10, koordinatori i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka shpallur fitoren dhe në njësinë Berzhitë. Në një deklaratë për mediat nga selia e PS, Veliaj ka thënë se në këtë njësi është thyer një tjetër rekord duke marrë më shumë se 65% të votave.
“Kemi një tjetër njësi që e ka mbyllur me shumë sukses procesin e numërimit në Tiranë. Është Bërzhita ku kemi një rekord me mbi 65% të votave. Një njësi rurale e Tiranës, ku në këto vite ka qenë djathtë. E kemi fituar herët e fundit, por kemi thelluar rezultatin“, tha Veliaj.
Më tej kreu i Bashkisë Tiranë ka falenderuar të gjithë votuesit e kësaj zonë dhe premtoi se do të vijonin punën për të gjithë qytetarët dhe nuk do i ndajnë të majte e të djathtë.
Po ashtu Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë numëruesve që të mos vonojnë procesin dhe hodhi akuza për opozitën se po e pengon procesin e numërimit.





