Tiranë, 1 maj 2014 – Ndërsa po dilte nga ish-Pallati i Kongreseve, ministri Erion Veliaj debatoi me një të shkarkuar nga puna rreth një muaj më parë. Ndërsa gruaja kërkonte rikthimin e vendin e mëparshëm të punës, ministri Veliaj i tha se nëse do të punësohej do i tregonte stendën ku mund të aplikonte dhe madje të fitonte për një vend pune e cila paguhej 1 mijë euro në muaj.
DEBATI
Gruaja: Ne ishim pse na hoqët?
Veliaj: Kinge, shiko ta shpjegoj un?
Gruaja: Nuk ka nevojë për kinge, se unë jam sa nëna jote, mos më fol në atë gjuhë. Tregohu më serioz se je fëmija im. Mua me 29 Mars më kanë hequr nga puna.
Veliaj: Tani je gati të fillosh punë?
Gruaja: Ku? Jam në profilin tim, jam inxhiniere mekanike, isha atje, isha mirë, pse më hoqët? Pse duhet të sillni juve të tjerët?
Veliaj: E do përgjigjen apo do të bërtasësh?
Gruaja: Jo nuk dua përgjigje fare, unë do bërtas që të më çoni në vendin e punës, por jo të më hiqni. Po ti çfarë ke bërë 8-9 vjet? Bërtite, llape dhe ti 8 vjet.
Veliaj: Në qoftë se do punë, më jep dorën dhe hajde shkojmë të gjejmë punë.
Gruaja: Unë të jap dorën ty për atë punë ordinere?
Veliaj: Jo jo punë 1 mijë euro, inxhiniere ndërtimi, 1 mijë euro punë, hajde të të çoj. E do punën hajde të të çoj.
Gruaja: Jo jo dua vendin tim të punës.
Veliaj: Hajde të të çoj tek puna, më jep dorën.
Gruaja: Po ik se ju mashtroni, ju jeni gënjeshtarë.
Veliaj: Jo pension në shtet, po do punë hajde, hajde në punë.
Gruaja: O zotëri unë isha mirë në vendin e punës, pse më hoqët, pse më hoqët?





