Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj u shpreh i vendosur se Unaza e Madhe do të ndërtohet. 

Gajtë fjalës së tij në 99-vjetorin e Tiranës kryeqytet, Veliaj tha se ka kryeqyteti ka më shumë nevojë se kurrë për Unazën e Madhe.

"Tirana me Unazën e madhe që zgjidh problemin e trafikut të rrënduar te rrethrrotullimi i Shqiponjës dhe e zhvillion gjithë zonën e Astirit. Ka parti politike në këtë vend që kanë ambicje të drejtojnë këtë vend ama nuk u ka ikur shpirti nga bashkia duke qenë se nuk bënë asnjë punë në bashki. Më vjen keq, mund ta përdorin politikisht sa të duan. Kush ka pronë do shpronësohet, kush ka nevojë për shtëpi do ketë shtëpi, por Unaza i duhet Tiranës sot më shumë se kurrë nëse duam që 100 vitet e ardhshme të jemi akoma më të suksesshëm se 100 vitet e kaluara", tha Veliaj.