7 janar 2014 – Sikundër dje, edhe sot Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, mbi shkeljet me skemën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar, në komunën e Krrabës. Aty nga 228 familje që marrin ndihmë ekonomike në këtë komunë, 193 prej tyre e kanë përfituar në mënyrë të padrejtë, mes të cilëve kryetari dhe anëtarët e këshillit të komunës. Veliaj ka premtuar se deri në fund të vitit, do pastrohet çdo njësi.   

"Tolerancë zero ndaj çdo shkelësi! Kush vjedh ndihmën ekonomike, jo vetëm shkel ligjin, por heq bukën e gojës për dikë që është realisht në nevojë. Sot denoncuam në Prokurorinë e Tiranës shkeljet me skemën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar në Komunën e Krrabës.  Nga 228 familje që marrin ndihmë ekonomike në këtë komunë, 193 prej tyre e kanë përfituar në mënyrë të padrejtë. Gjer në fund të vitit, do pastrohet çdo njësi", përfundon Veliaj.