Përdorimi si pikë takimi dhe orientimi nga veriorët i Kalit të Skëndërbeut në sheshin me të njëjtin emër në qendër të Tiranës, është i njohur dhe është kthyer dhe në barcaletë që sa herë thuhet shkakton të qeshura.
Por kryebashkiaku Erion Veliaj zbuloi në emisionin "Mos i fol shoferit" në RTV Ora, se monumenti është fiksim edhe i jugorëve.
Rudina Dembacaj: Pse ore e minutë ndërton një unazë të re o burrë i dheut ? Dhe unë prapë në trafik. Je përgjegjës që unë flas fjalë të pista.
Erion Veliaj: Ka një studim që nëse thu fjalë të pista, jo në publik, po me veten tate, është mënyrë si heq stresin. Fakti që heq stresin duke menduar për mua s'ka problem.. (qesh). Tirana ka 5 unaza. Unaza e 4 që do të nisë në rrugën "Ndre Mjeda", njësia 7 lidh Fushën e Aviacionit me Rrugën e Kavajës. Sepse ishte kthyer destinacioni parafinal "Skënderbeu", pastaj destinacioni final.
Rudina Dembacaj: Por ne malokët vazhdojmë ta kemi fiksim, aty e kemi takimin te Kali, më vjen keq.
Erion Veliaj: Edhe ne lebrit kështu e kemi. Nuk je vetëm në këtë fiksim (qesh).





