Kreu i bashkisë së Tiranës dhe një nga njerëzit e afaërt të kreut të PS-së, Erion Veliaj, deklaron se nuk ka asnjë diskutim që zgjedhjet do të zhvillohen më 18 qershor.

Veliaj e krahasoi datën e zgjedhjeve me datën e provimeve duke thënë se kush nuk vjen në provim merr mungesë. Veliaj tregoi dhe një takim me një të moshuar për t’i dhënë një sinjal ndoshta aleatit të LSI-së.

“Nuk e mohoj që jetojmë në një konteskt politik ku kemi shumë njerëz që kalojnë një pjesë të madhe të ditës me do kemi ose nuk do kemi zgjedhje. Patjetër që do të kemi zgjedhje më 18 qershor.

Njerëzit mezi presin të thonë kush është oferta që ata dëshirojnë. Si duan që të vazhdojë Tirana.

Një e moshuar më tha ditën e hapjes së pazarit. Nëse një tezgë nuk ishte hapur, një qepen nuk ishte ngritur punë e madhe, ke dyqanin tjetër. Kështu është dhe puna e politikës. Në datë 18 qershor secili të vejë tek tezga e vet, kush nuk vjen punë e madhe, ka tezga të tjera plot”, deklaroi Veliaj gjatë inaugurimit të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Tiranë paraditen e sotme.