Kur u projektua ndërtimi i “Velierës” në Durrës, u parashikua që ndër të tjera, përveç se si atraksion turistik, do të zgjidhte edhe trafikun e rënduar të automjeteve.

Por koha ka dëshmuar që kjo nuk ka ndodhur!

Jo vetëm gjatë ditëve me reshje të dendura shiu, apo edhe ditët e fundjavës me diell, kur të gjithë qytetarët edhe kryeqytetas të shumtë zgjedhin të pushojnë në zonën e Vollgës apo Currilave; trafiku rëndohet në radhë të gjata… por edhe në ditë të zakonshme.

Në nisje të kësaj jave, teksa qytetarët e Durrësit nxitojnë për të shkuar në punë apo për të çuar fëmijët në shkollë, iu duhet të përballen edhe me trafikun te nënkalimi i “Velierës”.

Pamjet janë dërguar në redaksinë e “DurrësLajm” nga drejtues të rastit, të cilët ankohen për situatën e krijuar.