Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës ka bërë të ditur se në një operacion të përbashkët të Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare në Vlorë dhe Kapitenerisë së Portit në Vlorë, rreth orës 01:30 të ditës së sotme u bë i mundur shpëtimi i jetës së dy turistëve holandezë me velierën "AIOLOS".

Mjeti kishte pësuar defekt në motor dhe turistët lëshuan sinjalin SOS nga pozicioni 3.5 milje nga Kepi Gjuhëzës.

Pas sinjalit u organizua operacioni i shpëtim-kërkimit dhe u arrit që veliera të rimorkohej e të sillej në ishullin e Sazanit, ku po i jepet ndihma nga teknikët e Flotës Detare për riparimin e motorit.