Ndërprerja e punimeve në një pjesë të sheshit Veliera dhe trafiku i rënduar që bllokon qarkullimin e lirshëm në këtë zonë është shqetësimi kryesor për të gjithë biznesin që ushtron aktivitetin në shëtitoren Taulantia deri në Currila.

“Interesi i biznesit është të kthejë në favor të tij investimin në sheshin Velira si dhe zbulimet që kanë dalë në dritë aty të jenë të vizitueshme për turistët”. Kështu pohoi në emër të shoqatës së hotelerisë, kreu i saj, Eduart Xhepa.  

Pavarësisht debateve që janë ngritur, operatorët turistikë që paguajnë taksa dhe detyrime ndaj shtetit kanë sugjeruar që punimet në shesh të mos pengojnë lëvizjen e makinave e të njerëzve, po ashtu kanë dhënë edhe sugjerime të tjera në lidhje me vlerësimin e gjetjeve arkeologjike të qytetit të Durrësit, të dala në dritë nga gërmimet.

K.H.